Nuk ka paraburgim për Kançevskan dhe Peshevskin

Maqedonia

Nuk ka paraburgim për Kançevskan dhe Peshevskin

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 13:05
Elizabeta Kançeska-Milevska

Pas kërkesës së PSP-së për paraburgim dhe masa tjera ndaj të dyshuarve në rastin “Tarifa”, “Trezor”, “Titanik”, “Toplik”, “Tenderët” dhe “TNT”, Gjykata Themelore Shkup ka sjellur vendim. Gjykata nuk ka shqiptuar ndaj asnjërit masë paraburgimi, ndërsa për disa të dyshuar është sjellur vendim vetëm masa e përkujdesjes “marrja e pasaportës” dhe detyrim që çdo të hënë të paraqiten në Gjykatë.

Kjo do të thotë se Këshilli Penal ka refuzuar kërkesat për paraburgim të Elizabeta Kançeska-Milevska, për Vlladimir Peshevskin (i cili është i dyshuar për ndërtimin e autostradave) dhe për Toni Trajkovskin (kryetar i Komunës së Gazi Babës). Atyre ju është marrë pasaporta, ndërsa duhet të paraqiten në Gjykatë.

Për Gruevskin, Mijallkovin, Jankulloskën dhe Janakieskin, gjykata do të deklarohet në vazhdim pas sjelljes së vendimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat