“Lufta e ministrave të LSDM-së është për pushtet dhe përfitime”

Maqedonia

“Lufta e ministrave të LSDM-së është për pushtet dhe përfitime”

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 18:28
Svetllana Kollariq

Nga OBRM-PDUKM sot vlerësuan se lufta e ministrave të LSDM-së është për karrige, pushtet, përfitime dhe pasurim personal në llogari të popullit. Svetllana Kollariq nga radhët e OBRM-PDUKM-së, lëshoi akuza ndaj ministrave të LSDM-së për pasurim në shpinë të popullit.

“Pasi LSDM-ja ishte parti e cila pohoi se ekziston regjim dhe diktaturë gjithë këto vite, e pyesim publikisht si është e mundur që në periudhë të tillë ministrat aktual të pasurohen me banesa, toka në det, hapësira për biznes dhe shitore dhe të kenë depozita të mëdha në bankë. Ose kanë bërë krim, ose kanë mashtuar se ekziston regjim dhe jodemokrac me qëllim të fitojnë karriget”, tha në konferencë për shtyp Svetllana Kollariq.

Ajo akuzoi disa ministra të LSDM-së pa resor se si kanë arritur në pasuri të mëdha, duke përmendur Zorica Apostolova, e cila sipas saj, ka pasuri prej gjysëm milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat