Lëvizja Besa kërkon zgjidhje të problemit me ujin e pijshëm në Shuto Orizare

Maqedonia

Lëvizja Besa kërkon zgjidhje të problemit me ujin e pijshëm në Shuto Orizare

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 22:07
Lëvizja Besa

Një pjesë e madhe e lagjes së Vizbegut që graviton në Komunën e Shuto Orizares ka probleme të mëdha me ujin e pijshëm, e sidomos këto 10 ditët e fundit nuk ka pasur aspak ujë, me çka banorët e kësaj ane po hasin në vështirësi të shumta duke pasur parasysh edhe temperaturat e larta që kanë kapluar vendin këto ditë.

Lëvizja Besa përmes një kumtese për media ju bën thirrje organeve kompetente që ta zgjidhin problemin me mungesë të ujit të pijshëm në këtë rajon.

“Të zgjidhet ky problem, në të kundërtën do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë e mjetet demokratike për të siguruar kushtet tona elementare për jetesë, përfshirë këtu edhe protestat para institucioneve që kanë rënë në gjumë të thellë, e nuk e kanë hallin e popullatës. Në momentin që Besa do të menaxhojë me institucionet përkatëse, këto probleme elementare siç është uji, do t’i takojnë të kaluarës, sepse për neve mirëqenia e qytetarëve është mbi të gjitha”, thonë nga Lëvizja Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat