Gjorçev: Qeveria e LSDM-së shkon tek fqinjët dhe ju kërkon falje pse jemi maqedonas

Maqedonia

Gjorçev: Qeveria e LSDM-së shkon tek fqinjët dhe ju kërkon falje pse jemi maqedonas

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 09:54

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev, në një intervistë për mediat në Maqedoni ka akuzuar qeverinë e udhëhequr nga LSDM-ja për mospranim të identitetit maqedonas. Sipas tij, është e qartë se kjo qeveri me 26 ministra nuk ka njerëz që do të sjellin vendime serioze dhe që do të punojnë 15, 16 ose 17 orë në ditë.

“Kemi qeveri të menaxhimit të proceseve politike, e cila nuk lufton për shtetin dhe nuk është e pranuar nga qytetarët. Në planin e jashtëm mendoj se janë vendosur në mënyrë që për gjithçka akuzojnë Maqedoninë. Kemi qeveri e cila shkon tek fqinjët dhe kërkon falje pse jemi maqedonas, ose pse dikush më parë ka qenë maqedonas. Kemi qeveri që kudo të shkojë akuzon OBRM-PDUKM-në”, tha mes tjerash Gjorçev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat