Gjykata Penale sot duhet të vendos ç’farë do të ndodh me kreun e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Gjykata Penale sot duhet të vendos ç’farë do të ndodh me kreun e OBRM-PDUKM-së

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 09:57
Nikolla Gruevski

Gjykata Penale sot duhet të vendos për kërkesat për paraburgim të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski dhe ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Prokuroria e Shkupit informoi se të akuzuarit për rastet “Titanik”, “Target” dhe “Fortesa” në gjykatë janë pranuar pardje në orën 20:22.

Procedura parasheh që së pari Këshilli Penal i përbërë nga tre gjykatës të vendos nëse do të pranojë ose refuzojë kërkesat për paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat