Policia e Maqedonisë arriti në Sarandë, do të patrullojnë përkrah policisë shqiptare

Maqedonia

Policia e Maqedonisë arriti në Sarandë, do të patrullojnë përkrah policisë shqiptare

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 09:10
Ilustrim

Policia e Maqedonisë do të jetë krah për krah policisë së Shqipërisë në rajonin e Sarandës. Grupi i parë tashmë ka arritur në Shqipëri.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë drejtori i policisë së komunikacionit të Shqipërisë, Mitat Tola, duke shtuar se policia shqiptare tashmë është në Ohër dhe në një pjesë të Strugës.

Policët e Maqedonisë qëndrojnë në Sarandë pasi që një numër i madh turistës nga Maqedonia e vizitojnë bregdetin jugor të Shqipërisë. Ndërkaq, tashmë tetë vite me radhë, në Shqipëri patrullojnë edhe policët e Kosovës, të angazhuar për kontrolle komunikacioni në rajonin Durrës-Kukës-Morinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat