Ligji për prokurorë publik, nuk kalojnë propozim-ndryshimet e VMRO-së

Maqedonia

Ligji për prokurorë publik, nuk kalojnë propozim-ndryshimet e VMRO-së

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 12:41
Kuvendi i Maqedonisë

Shumica parlamentare ka mbivotuar me 60 vota propozim ndryshimet e VMRO-DPMNE-së në Ligjin për prokurorë publik.

Partia e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka propozuar që me procedurë të shpejtë të miratohen ndryshimet në Ligjin për prokurorë duke kërkuar kështu që Kryeprokurori publik të jetë propozim i opozitës si dhe zgjedhja e tij të bëhet me 2/3 e votave.

Kërkesat për ndryshime në ketë ligj, opozita i bazon në premtimet elektorale të LSDM-së.

Për ndryshimet në Ligjin për prokurorë votuan 40 deputet, 60 të shumicës votuan kundër dhe një deputet votoi i përmbajtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat