Spasovski: Do të kemi polici e cila do të jetë vërtetë në shërbim të qytetarëve

Maqedonia

Spasovski: Do të kemi polici e cila do të jetë vërtetë në shërbim të qytetarëve

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 15:39
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot u takua me delegacion të UNDP-së i kryesuar nga Luiza Vinton, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në takim përfaqësuesja e UNDP-së ka theksuar se është i dukshëm qëllimi i Qeverisë së Maqedonisë dhe Ministrisë dikasteriale që të bëhen reforma të thella dhe esenciale. Vinton ka ofruar ndihmë dhe mbështetje për reformat e paralajmëruara në Ministrinë e Punëve të Brendshme, posaçërisht në pjesën e ndihmës së ekspertëve, trajnimet dhe ngjashëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ana e ministrit Spasovski është theksuar se me entuziazëm hyn në procesin e reformave me qëllim që të fitohet polici e cila do të jetë servis i vërtetë i qytetarëve, gjegjësisht se duhet t’i jepet prioritet parimit të nderit, përgjegjësisë dhe punës ligjore. Spasovski ka potencuar disa prioritete me realizimin e të cilave pritet të kthehet besimi i humbur i qytetarëve ndaj policisë, madje duke u përqendruar në nevojën për dekriminalizim dhe departizim gjegjësisht dhënie të shansit profesionistëve që ta kryejnë punën e tyre. Ministri Spasovski e ka informuar përfaqësuesen e UNDP-së se në procesin e reformave gjegjësisht ndryshimeve të ligjeve do të involvohen numër sa më i madh i mundur i personave, para së gjithash nga opinioni shkencor, me qëllim që të fitohen vendime më cilësore, njofton AIM.

Të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për sfidat të cilat qëndrojnë para MPB-së siç janë lufta kundër terrorizmit, problemi me korrupsionin dhe rreziku nga vala e re e emigrantëve. Përfaqësuesja e UNDP-së e ka përshëndetur përkushtimin e udhëheqësisë së re të MPB-së për avancim të së drejtave të njeriut dhe qeverisjes së të drejtës. Ajo e ka potencuar edhe rolin e policisë në luftën me dhunën familjare dhe ka propozuar një sërë projektesh nga kjo sferë të cilët mund të ndihmojnë në parandalimin e kësaj dukurie. Vinton ka propozuar bashkëpunim edhe në sferën e menaxhimit me situata të krizave. Në takim është dakorduar që të caktohet një person nga Ministria e Punëve të Brenshme për kontakt me zyrën e UNDP-së me qëllim që të lehtësohet bashkëpunimi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat