Nikollovski: Vendimi i qeverisë paraprake për tregtinë e grurit është i pamatur

Maqedonia

Nikollovski: Vendimi i qeverisë paraprake për tregtinë e grurit është i pamatur

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 12:30
Ljupço Nikollovski

Subvencionet plotësuese apo ndërhyrja e blerjes, janë dy opsionet për blerje pa pengesa të grurit, por cila prej tyre do të jetë zgjidhje më e përshtatshme do të dihet pas analizave të terrenit dhe bisedat me palët e tanishme, kumtoi sot ministri për Bujqësi, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski.

Sipas tij, arsyja për disbalancë të tregut dhe vendimi i qeverisë paraprake e cila në maj ka shitur 21 mijë ton grurë nga rezervat shtetërore. Grupi është blerë 14 denarë për kilogram, ndërsa është shitur 6 denarë.

‘Ky vendim i pamenduar i qeverisë paraprake shkon drejtëpërsëdrejti në dëm të bujqësisë dhe ajo bën çekuilibrim të tregut’, theksoi Nikollovski.

Siç informoi, deri në fund të këtij muaji do të dihet çmimi i tregut dhe prodhimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat