Vazhdon seanca e gjashtë kuvendore ku do të diskutohet shkarkimi i Zvërlevskit

Maqedonia

Vazhdon seanca e gjashtë kuvendore ku do të diskutohet shkarkimi i Zvërlevskit

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 09:38
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë e vazhdon sot seancën e gjashtë ku në rend dite të së cilës është Propozim vendimi për dhënie të pëlqimit për aktet e përgjithshme të Avokatit të Popullit.

Në rend dite të kësaj seance është edhe shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvërlevski, propozim ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune të parashtruar nga Nolla Ismajlloska, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova dhe raportet vjetore për punën e shumë institucioneve. Deputetët duhet të debatojnë edhe për gjendjen me deponinë e paligjshme në Strugë, propozim i parashtruar nga grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat