OBRM-PDUKM: LSDM-ja ka mbushur institucionet shtetërore me anëtarë të tyre

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja ka mbushur institucionet shtetërore me anëtarë të tyre

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 11:11
OBRM-PDUKM

“Qeveria e LSDM-së duhet të fillojë të punojë dhe të përmbush premtimet që ju dha qytetarëve dhe jo të luajë dhe t’i kërcënojë. Për këto muaj ajo që ka arritur qeveria është mbushja e institucioneve shtetërore me anëtarë të LSDM-së dhe kuadro jokompetent të Sorosit”, thonë nga OBRM-PDUKM në kumtesën e sotme.

Nga kjo parti thonë se LSDM dhe Zaevi dijnë dhe munden vetëm destruktivitet, krizë dhe populizëm, që sipas tyre nuk fitojnë as qytetarët as shteti.

Ata gjithashtu thonë se, LSDM paralajmëroi rritje të investimeve kapitale, ndërsa me ribalancin e buxhetit sipas tyre, të njëjtat janë shkurtuar për 3 miliardë euro.

“Me këtë vërtetohet se qeveria e LSDM-së nuk është reformuese, por anti-reformuese. LSDM duhet t’ia fillojë punës, pasi qytetarët presin përmbushje të premtimeve për pagën minimale prej 16 mijë denarësh dhe mesatare prej 30 mijë denarësh. Pensionistët presin pensione më të larta, ndërsa mjekët presin paga prej 100 mijë denarësh”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat