LSDM: Ribalanci i buxhetit ju përgjigjet nevojave të qytetarëve

Maqedonia

LSDM: Ribalanci i buxhetit ju përgjigjet nevojave të qytetarëve

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 12:34
LSDM

“OBRM-PDUKM për 11 vite ka manipuluar opinionin me projekte të rrejshme dhe jo reale për rritjen ekonomike të Maqedonisë. Me ribalancin, qeveria e udhëhequr nga LSDM tregoi se hapat e ardhshëm do të bazohen në themele reale”, thonë nga LSDM, si përgjigje ndaj OBRM-PDUKM-së, të cilët akuzuan partitë në pushtet për mospërmbushje të premtimeve parazgjdhore.

“Projektet për investime kapitale deri tani janë dhënë në dorë, që të duken dhe tingëllojnë më bukur, por në realitet kanë qenë plane jo reale. Për këtë arsye janë shkurtuar ato plane reale, të cilat edhe pa ribalancim nuk do të realizoheshin”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti thonë se, qeveria e re përmes ribalancit të buxhetit ka filluar të përmbush premtimet për më shumë para për qytetarët.

“Me ndarjen e re do t’u ndihmohet firmave që të paguajnë pagën minimale prej 12 mijë denarëve për rreth 70 mijë qytetarë, prej muajit shtator”, përfundojnë nga LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat