Sot vazhdohet seanca e gjashtë e Kuvendit

Maqedonia

Sot vazhdohet seanca e gjashtë e Kuvendit

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 08:47
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në mesditë duhet ta mbajë vazhdimin e seancës së gjashtë për dhënien e pëlqimit për aktet e përgjithshme të Avokatit të Popullit.

Pika e radhës në rend dite të seancës së gjashtë është edhe shkarkimi i prokurorit publik shtetëror, Marko Zvërlevski, njofton AIM.

Gjatë debatit të djeshëm deputetët e opozitën parashtruan shumë pyetje, mes tjerash edhe për nevojat për punësime të reja në institucionin Avokati i popullit, duke theksuan se Avokati i Popullit nuk është prononcuar për veprimin e tij, si dhe nevojën për ridefinimin të rregullativës ligjore për përforcim të rolit të këtij institucioni.

Në seancën e gjashtë duhet të debatohet edhe për propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune të dorëzuara nga Nola Ismajloska, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova dhe për raportet vjetore për punën e më shumë institucioneve.

Deputetët duhet të debatojnë edhe për gjendjen me deponinë e egër në Strugë, propozim i parashtruar nga grupi i deputetëve nga OBRM-PDUKM-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat