MPB-ja zgjeron kapacitetin punues në prag të ardhjes së mërgimtarëve

Maqedonia

MPB-ja zgjeron kapacitetin punues në prag të ardhjes së mërgimtarëve

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 15:19
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë njofton se e ka zgjeruar kapacitetin e saj punues për shkak të rritjes së kërkesave të qytetarëve për të rregulluar dokumentacione zyrtare.

Nga 12 korriku (e mërkurë), në Sektorët e Punëve të Brendshme në Shkup, Manastir, Veles, Kumanovë, Ohër, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, përveç fotografimit për letërnjoftim, qytetarët do të mund të kërkojnë edhe Vërtetim për shtetësi të Maqedonisë.

Ky vendim është i mirëpritur nga qytetarët, sidomos ata mërgimtarë të cilët i shfrytëzojnë ditët e pushimit edhe për të rregulluar ndonjë dokument të nevojshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat