Shkarkimi i prokurorit Zvërlevski më në fund erdhi në rend të ditës, nesër vazhdon seanca

Maqedonia

Shkarkimi i prokurorit Zvërlevski më në fund erdhi në rend të ditës, nesër vazhdon seanca

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 18:11
Marko Zvërlevski

Pasdite më në fund erdh në rend diskutimi në Parlamentin e Maqedonisë, shkarkimi i prokurorit skandaloz Marko Zvërlevski. Pasi që u përmbyll lista e folësve, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën e sotme dhe caktoi seancë të re për nesër me fillim në ora 11.
Ai shkurt tha se për diskutim për këtë çështje janë paraqiutur shumë deputetë.

Si që dihet deri më tani, deputetët e VMRO-së tentojnë përmes 10 grupeve parlamentare të bllokojnë shkarkimn e tij duke bërë filibastering.

Paraprakisht, pas tre ditëve diskutim, të gjithë të pranishmit 91 deputetë i miratuan njëzëri Aktet e përgjithshme të Avokatit të popullit – Rregulloren për organizim të shërbimeve profesionale dhe sistematizimin e vendeve të punës, gjë që duhet të mundësojë punë të papenguar të disa zyrave të avokatiti të popullit në Maqedoni.

*********************************

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në mesditë duhet ta mbajë vazhdimin e seancës së gjashtë me debat për vendimin për dhënien e pëlqimit për aktet e përgjithshme të Avokatit të Popullit.

Pika e radhës në rend të ditës të seancës së gjashtë është shkarkimi i prokurorit publik shtetëror, Marko Zvërlevski.

Në seancën e gjashtë duhet të debatohet edhe për propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune të dorëzuara nga Nola Ismajloska, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova dhe për raportet vjetore për punën e më shumë institucioneve. Deputetët duhet të debatojnë edhe për gjendjen me deponinë e egër në Strugë, propozim i dorëzuar prej një grupi deputetësh të VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat