Kuvendi sot do të debatojë për shkarkimin e Zvërlevskit

Maqedonia

Kuvendi sot do të debatojë për shkarkimin e Zvërlevskit

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 08:40
Marko Zvërlevski

Kuvendi i RM-së sot për të satën në vazhdimin e seancës së gjashtë duhet ta fillojë debatin për propozim-shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Marko Zvërlevski.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dje e hapi këtë pikë dhe paralajmëroi se për fjalim janë paraqitur numër i madh i deputetëve, por më pas e ndërpreu seancën dhe e caktoi për disa orë më vonë, njofton AIM.

Propozimi që Zvërlevski të shkarkohet nga funksioni prokuror publik është parashtruar nga Qeveria e RM-së për shkak të kryerjes së punës joligjore, jo me kohë dhe joprofesionale.

Kërkesën për shkarkim, Qeveria e ka parashtruar edhe te Këshilli i prokurorëve publikë, i cili në seancë e pranoi propozimin për shkarkimin e Zvërlevskit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat