Libri ”Shoqëria” për klasat e katërta fillore në Maqedoni do të tërhiqet

Maqedonia

Libri ”Shoqëria” për klasat e katërta fillore në Maqedoni do të tërhiqet

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 12:58
Libri ”Shoqëria”

Libri kontraverz për klasën e katërt të shkollave fillore ”Shoqëria” për të cilin libër Avokati i Popullit vërtetoi se ka përmbajtje diskriminuese, do të tërhiqet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Vendimi do të nënshkruhet nga ministresha Renata Deskoska dhe vjen pas pranimit të parashtresës së Koalicionit ”Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara”, nga Avokati i Popullit.

Gjithashtu, edhe Komisioni për libra në MASH ka propozuar që libri të tërhiqet. Parashtresa u ngrit nga rreth 40 nëna që jetojnë në bashkësi familjare me një prind, janë të shkurorëzuara, ose janë të kurorëzuara, me mbështetje të Koalicionit të lartëpërmendur.

Përndryshe, Deskoska paralajmëroi më herët se do të shqyrtohen të gjitha librat shkollor dhe do të hiqen ato libra që përmbajnë diskriminim në çfarëdo baze qoftë, apo që përmbajnë gjuhë të urrejtjes./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat