MPJ greke i bëri thirrje Roth-it “të përmbahet prej leksioneve të historisë” kur viziton Ballkanin

Maqedonia

MPJ greke i bëri thirrje Roth-it “të përmbahet prej leksioneve të historisë” kur viziton Ballkanin

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 13:09
Michael Roth

Ministria greke e Punëve të Jashtme i bëri thirrje ministrit shtetëror të MPJ-së gjermane për Evropën, Michael Roth, “të përmbahet prej leksioneve të historisë” e cila i viziton vendet ballkanike.

“I bëjmë thirrje zëvendësministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Michael Roth, të jetë më i vëmendshëm kur i viziton vendet ballkanike, që të shmang të japë leksione të historisë dhe ta tregojë respektimin e nevojshëm për ndjeshmërinë e partnerëve të tij evropianë”, qëndron në kumtesën e MPJ-së.

Reagim i MPJ-së greke ka të bëjë për deklaratën e Roth gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në të cilën tha se “askush jashtë Maqedonisë dhe Greqisë nuk e kupton kontestin i cili është absurd”, njofton AIM.

“Mendoj se duhet t’ia lëmë historisë që të mbetet histori dhe të shkojmë drejt së ardhmes së përbashkët”, tha dje Roth në Shkup, që shkaktoi reagim nga Athina zyrtare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat