Për dy javë, bomba Luftës së Dytë Botërore kërcënon banorët e Shtipit

Maqedonia

Për dy javë, bomba Luftës së Dytë Botërore kërcënon banorët e Shtipit

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 18:26
Bomba Luftës së Dytë Botërore

Sot janë bërë 14 ditë nga gjetja e një bombe të pa krisur në afërsi të qytetit të vogël të Maqedonisë, Shtip dhe askush nuk ka ndërmarrë asgjë. Për këtë neglizhencë heshtin institucionet dhe tmerrohen banorët. Bombë që nuk ka shpërthyer deri tani por që është ende rrezik për banorët që jetojnë në rrethinë të Qendrës së ushtrimeve ushtarake ”Krivollak”.

Nga Drejtoria për siguri dhe shpëtim thonë se ende janë duke pritur nga Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë që të përgjigjet për aksionet që do t’i ndërmarrin. E nga Ministria e Mbrojtjes thonë se agonia do të zgjidhet kur në vend do të sigurohen kushte për punë, pra kur do të hiqet poligoni për ushtrime ”Krivollak”. Pra, nuk ka ndonjë përgjigje decide.

Për momentin, bomba është izoluar dhe si e tillë nuk paraqet rrezik thuhet nga kampi i Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë. Të njejtët nuk e dinë kur do të ketë zgjidhje afatgjate, për dislokimin e të njejtës.

Bëhet fjalë për bombë e artilerisë së rëndë që mendohet që ka mbetur nga Lufta e Dytë Botërori. Bomba është e gjatë 1 metër ndërsa peshon 130 kg. Si e tillë, është e pa menduar se e njejta do të dislokohet shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat