OBRM-PDUKM: Po krijohen skenare të errëta kundër neve

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Po krijohen skenare të errëta kundër neve

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 11:16
OBRM-PDUKM

Partia opozitare në Maqedoni, OBRM-PDUKM e Nikolla Gruevskit me një reagim të dërguar mediave edhe një herë është përsëritur me frikën për skenare të errëta që ato thonë se bëhen për partinë e tyre.

“I gjithë opinioni i Maqedonisë është dëshmitar se PSP është vegël e tyre dhe po përpiqet nën presion ta detyrojë gjykatën të vendos në mënyrë politike, kundër OBRM-PDUKM-së dhe udhëheqësisë së partisë. Për kush e di të satën herë, PSP dëshmon se është duke punuar nën diktimin e udhëheqësisë së LSDM-së. Qëllimi i PSP-së është i qartë. Në mënyrë tendicioze, politikisht të nxihet partia dhe udhëheqësia e saj. Prandaj PSP kërkon masa vetëm kundër anëtarëve të OBRM-PDUKM-së. Prandaj janë duke u marrë dokumentet e udhëtimit vetëm mbi baza partiake pa kurrfarë argumentesh”, thuhet në kumtesën e partisë së Nikolla Gruevskit.

OBRM-PDUKM kërkon gjykata t’i hedh poshtë kërkesat e PSP-së dhe të sjell vendim me të cilin do t’u kthehen dokumentet e udhëtimit personave të cilët janë përfshirë me lëndët e PSP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat