Banka Botërore e gatshme t’i ndihmojë Qeverisë së Maqedonisë

Maqedonia

Banka Botërore e gatshme t’i ndihmojë Qeverisë së Maqedonisë

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 12:31
Kryetari i Qeverisë së RM-së, Zoran Zaev në takim me Ciril Miller, nënkryetar i Bankës Botërore

Kryetari i Qeverisë së RM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zv. për Çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, dje u takua me Ciril Miller, nënkryetar i Bankës Botërore, i shoqëruar nga drejtoresha për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder dhe drejtori i BB për Maqedoni, Marko Mantovaneli.

Shërbimi qeveritar për shtyp kumtoi se përfaqësues të lartë të BB në takim shprehën mbështetje për Qeverinë e re të Maqedonisë. Është vlerësuar se përfundimi i krizës politike dhe politikat reformuese të Qeverisë hapin mundësi dhe perspektiva të reja për Maqedoninë, për këtë arsye, BB shprehi gatishmëri t’i ndihmojë Qeverisë në angazhimet për vende të reja të punës, klimë të mirë afariste, investime.

Kryeministri Zaev kumtoi se prioritet kulmor i Qeverisë është të sigurojë stabilitet të ekonomisë dhe zhvillim.

Ai poashtu paralajmëroi rritje të rrogës minimale prej shtatorit dhe sistem të drejtë tatimor, në mënyrë që të ulen dallimet sociale në shtet, ndërkaq për klimë stabile afariste, kryeministri kumtoi se janë planifikuar reforma me qëllim që të sigurohet gjyqësi e pavarur dhe institucione profesionale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat