AUV: Janë gjetur disa lloje të baktereve në sallën e ngrënies në kompaninë ‘Lear’

Maqedonia

AUV: Janë gjetur disa lloje të baktereve në sallën e ngrënies në kompaninë ‘Lear’

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 13:27
AUV

Testet laboratorike të bëra në sallën e ngrënies së kompanisë “Lear” ka treguar prani të baktereve aerobe dhe mesofilike në jogurtin dhe djathë kremin, prani të bakteres Staphylococcus aureus në hundë tek punonjësit të cilët kanë shpërndarë ushqim, si dhe në tavolinën e punës për ruajtje të ushqimit rezervë, kumtojnë nga Agjencia për Ushim dhe Veterinari.

Janë dhënë rekomandime për zbatimin e rreptë të praktikave të mira të higjienës në lidhje me ndarjen e ushqimit në një afat kohor më të shkurtër, ruajtja adekuate dhe transporti për ruajtjen e zinxhirit të ftohtë, mbajtja e higjienës personale dhe veshja me rroba të punës së personelit të cilët punojnë me ushqim.

Agjencia për ushqim dhe veterinari ka kryer kontroll të jashtëzakonshme edhe te furnizuesit e ushqimit në sallën e ngrënies në Lear, të cilat janë marrë si mostra për ekzaminim laboratorik. Rezultatet e këtyre testeve laboratorike deri te Agjencia ende nuk kanë ardhur, thuhet në një deklaratë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Përndryshe para një jave u helmuan 25 punëtorë nga fabrika Lear në Tetovë. Shenjat e para të helmimit së pari janë vërejtur tek katër persona. Ata këtë mëngjes kanë ngrënë sallamë dhe pashtetë.

Për një kohë të shkurtër kanë ndjerë simptoma të përzierjes dhe marramendjes. Ata kanë kërkuar ndihmë nga Ndihma e Shpejtë në Tetovë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat