Edhe në Strumicë protestohet për çmimin e ulët të shalqirit

Maqedonia

Edhe në Strumicë protestohet për çmimin e ulët të shalqirit

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 17:30
Ilustrim

Pas shprehjes së pakënaqësive të bujqve të komunës Novo Sellë, për çmimin e lirë të shalqirit, edhe bujqit e Strumicës kanë protestuar për të njëjtën çështje.

Kultivuesit e shalqirit në këtë rajon kanë bllokuar për gjysmë ore rrugën që çon drejt fshatrave të rajonit të Bellasicës, në shenjë revolte për çmimin e ulët të blerjes së shalqirit.

Ata kërkojnë një zgjidhje urgjente dhe takim me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave, Ljupço Nikollovski. Bujqit kanë paralajmëruar bllokadë të rrugës që çon në kufirin me Bullgarinë, nëse për 24 orë nuk ka ndonjë takim me ministrin Nikollovski.

Sipas tyre, sivjet vështirë se shiten 100 ton shalqi, krahasuar me vitet e kaluara, kur arrinin, siç thonë, të shesin deri më 1000 ton në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat