Angjushev: Jemi marrë vesh, rryma do të paguhet më lirë!

Maqedonia

Angjushev: Jemi marrë vesh, rryma do të paguhet më lirë!

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 22:21
Koço Angjushev

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomikë në Qeverinë e Maqedonisë, Koço Angjushev, pas takimit me kryetarin e Shoqërisë Evropiane të energjetikës, Janez Kopa? ka thënë se janë marrë vesh për propozimin e Qeverisë së Maqedonisë që të kthehet tarifa e lirë ditore për rrymë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

”Ashtu siç është premtuar, tarifë të lirë të rrymës do të ketë edhe kjo është çështje kohe kur do të fillojmë me zbatimin. Jemi marr vesh me Kopac dhe organizata që ai drejton e ka pranuar si propozim. është çështje teknike pjesa tjetër e historisë ku qytetarët do të paguajnë rrymë më të lirë.” tha pas takimit Angjushev.

Përndryshe, Angjushev gjithashtu tha se rryma e lirë do të zbatohet për dy orë brenda ditës, ashtu siç ka qenë edhe më parë.

Ky ka qenë premtim i LSDM-së gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat