Një lajm i gëzueshëm për rastet sociale. Ditë të mira po vijnë

Maqedonia

Një lajm i gëzueshëm për rastet sociale. Ditë të mira po vijnë

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 00:13
ilustrim

Ministrja  e Punës dhe Politikave Sociale, Mila Carovska ka kumtuar një lajm të mirë për rastet sociale, të cilëve u janë ndërprerë ndihmat për shkak se kanë pranuar para nga të afërmit e tyre në mërgim.

“I bëj thirrje ish shfrytëzuesve të ndihmës sociale të cilëve i është ndërprer ndihma sociale për shkak të transferimit të shpejt të parave nga jashtë, sërish të drejtohen tek Qendrat sociale në qytetet e tyre në Maqedoni dhe të kërkojnë shfrytëzimim e të drejtës për shfrytëzimin e ndihmes sociale”, deklaroi ministrja.

Gjatë qeverisjes së kaluar një numër i madh i shfrytëzuezve të ndihma social mbetën pa këtë të drejtë, për faktin se kishin pranuar ndonjë shumë simbolike të parave nga të afërmit të tyre, të cilët punojnë në Evropë.

Këto familje për një kohë të gjatë kanë mbijetuar pa asnjë të ardhur nga shteti dhe me ndihmat e familjarëve dhe humanistëve shqiptarë.

Duhet vlerësuar solidariteti i mërgimtarëve dhe disa biznesmenëve shqiptarë të cilët nuk kanë hezituar ti ndihmojnë vëllezërit dhe motrat e tyre.

Ndryshe qeveria e re gjithashtu ka premtuar që brenda mandatit të rriten ndihmat sociale dhe gjithashtu të sigurohet pensioen sociale për personat të cilët nuk kanë stazhë pune.

Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) ka raportuar se në Maqedoni janë më shumë se 70 mijë familje që kërkojnë asistencë sociale. Shumica nga këto familje nuk arrin të sigurojnë më shumë se 50 cent në ditë për kokë banori. Për disa qytetarë jeta në Maqedoni mund të krahasohet me disa vende afrikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat