Regjim i ri pastrimi për Shkupin, vjen Superkupa e Evropës

Maqedonia

Regjim i ri pastrimi për Shkupin, vjen Superkupa e Evropës

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 11:26
Shkup

Ndërmarrja Publike ”Higjiena Komunale” Shkup, në koordinim me Bashkinë e Shkupit kanë përpiluar planin dhe tani janë duke zbatuar një plan të posaçëm të pastrimit të rrugëve dhe parqeve nëpër kryqytet për shkak se më 8 gusht bota do të sheh kah Shkupi.

Loja në mes Manchester United dhe Real Madrid do të sjell tifozë nga e gjithë bota dhe të njejtët do të jenë ata që do të vlerësojnë higjienën dhe rregullin e kryeqytetit të vendit të vogël, Maqedonisë.

Në aksion që do të zgjat mbi 12 orë janë të angazhuar mbi 20 punëtorë që do të fillojnë të pastrojnë çdo rrugë dhe rrugicë nëpër qytet.

Përveç punëtorëve, autoritet kanë angazhuar edhe makineri pastruese shtesë për këtë qëllim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat