Inspektoriati i Punës ushtron kontrolle në agjencinë që mashtroi studentët për punë në Gjermani

Maqedonia

Inspektoriati i Punës ushtron kontrolle në agjencinë që mashtroi studentët për punë në Gjermani

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 15:59
Ministria për Punë dhe Politika Sociale (MPPS)

Ministria për Punë dhe Politika Sociale (MPPS) njofton opinionin se pas të dhënave për mashtrime nga agjencia ndërmjetësuese punësimi për në Gjermani – Venera, nga Manastiri, Inspektoriati Shtetëror i Punës ka dalë për të hetuar rastin.

Sipas të dhënave të deritanishme, tashmë janë evidentuar shkelje të ckatuara, kurse opinioni do të njihet detajisht për rastin pas përfundimit të raportit nga ana e mbikëqyrjes së inspektoriatit.

MPPS-ja sqaron se paraprakisht janë kryer kontrolle mbikëqyrjëse në punën e agjencisë së njëjtë, ku janë vërtetuar parregullsi, por ministrat e mëhershëm nuk kanë ndërmarrë masa sipas shkeljeve të konstatuara.

Inspektimi i fundit është kryer më 5 korrik të këtij viti, kur edhe janë evidentuar parregullsi, si edhe është shqiptaur gjobë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat