VMRO-DPMNE-ja pranon Planin 3-6-9 por jo edhe përfundimet e Komisionit

Maqedonia

VMRO-DPMNE-ja pranon Planin 3-6-9 por jo edhe përfundimet e Komisionit

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 16:33
Kuvendi i Maqedonise

Deklarata e Planit 3-6-9 e cila ditë më parë u prezantua nga Qeveria e Maqedonisë sot u prezantua edhe para Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Maqedonisë. Me prezantimin e këtij plani, përfaqësuesit e grupeve parlamentare e pranuan të njëjtin, njofton Portalb.mk.

Meqë Komisioni për Çështje Evropiane kishte paraparë disa përfundime nga ky plan, ato u refuzuan nga VMRO-DPMNE-ja me arsyetimin se nuk janë të përfshira të gjitha hapat konkretet të realizimit të tyre dhe se duhen të shtohen edhe disa të tjera.

“Sot u prezantuam Planin 3-6-9 para juve, pas kësaj pres konstruktivitet nga të gjitha palët relevante për realizim të të njëjtit. Pres konstruktivitet sidomos nga opozita ngaqë realizimi i saj është për të mirën e Maqedonisë dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, tha Zaev.

Në këtë mbledhje të Komisionit foli deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski duke thënë se Plani është i njëjti si planet e mëhershme përveç asaj që përmban emër të ndryshëm, për këtë edhe do të votojnë për këtë plan, por jo edhe për përfundimet e Komisionit sa i përket të njëjtit, pasi siç shprehet ai, duhet të vendosen edhe përfundime dhe masa tjera.

Krahas kësaj, Ilija Dimovski sërish kërkoi dëshmi për Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë të cilën e arriti kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev me atë bullgar, Bojko Borisov.

Për këtë kryeministri Zaev tha se për të njëjtën kërkesë të Dimovskit të martën ose të mërkurën do të caktohet ose seancë e hapur ose e mbyllur.

“Për Marrëveshjen me Bullgarinë të martën ose të mërkurën do të caktojë seancë ose të hapur ose të mbyllur ku do të publikohen detajet nga ajo marrëveshje. Por meqë marrëveshje ende nuk është përfunduar dhe nënshkruar, dhe ajo duhet të jetë e fshehtë, kjo duhet të bëhet në fshehtësi me qëllim që të mos kërcënohet realizimi i të njëjtës”, tha Zaev.

Krahas Marrëveshjes së Bullgarisë, në këtë mbledhje u kërkua përfshirje në konsultime për përpilim të ligjit për gjuhë edhe të opozitës.

“Vlerësojmë se propozimi për ligjin e gjuhëve i cili u dërgua te Komisioni i Venedikut dhe i cili paraprakisht erdhi në koordinim nga partitë politike duhet të shqyrtohet edhe në nivel ekspertësh në grupet parlamentare që edhe deputetët të japin mendimet për këtë çështje. Nësë vazhdoni edhe më tej të sillni vendime pa u konsultuar të gjitha palët nënkupton se Qeveria dhe Kiuvendi nuk duan konstruktivitet nga opozita” tha Dimovski.

Kjo kërkesë u bë edhe nga deputeti i Lëvizjes BESA Zeqirja Ibrahimi.

Ibrahimi krahas përfshirjes në konsultime për gjuhën shqipe kërkoi që të bëhet vëmendje në realizimin e reformave që parashihen në planin 3-6-9 e që kanë të bëjnë me administratën, gjyqësinë dhe arsimin.

“Plani 3-6-9 përgjithësisht është i pranueshëm nga ne. Vëmendjen do ta kisha fokusuar në reformat që duhet të ndërmerren në administratë, gjyqësor dhe arsim. Në administratë kërkojmë që të sistematizohen dhe avancohen të gjithë shqiptarët të cilët për një kohë të gjatë janë të punësuar si administratorë kurse qëndrojnë në shtëpi. Në gjyqësor kërkojmë që të realizohen reforma thelbësore dhe të dëshmohet se të njëjtat janë në funksion të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë e jo siç ishte rasti me PSP-në e cila anashkaloi rastet më të mëdha politike ku ndëshkohen shqiptarët, “Monstra” dhe “Sopoti”. Në arsim BESA kërkon largim të teksteve shkollore në të cilat proklamohet terrorizmi si mënyrë për zgjidhjen e konflikteve”, tha Ibrahimi.

Në seancë i pranishëm ishte edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi i cili u shpreh se plani 3-6-9 duhet të jetë një hap për afrim sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe BE dhe se duke kërkuar konstruktivitet institucional, politik dhe civil, dërgoi kritika deri te deputet e VMRO-DPMNE-së për mënyrën e sjelljes së tyre në Kuvend.

“Sipas mendimit tim disa veprime të opozitës të cilat kohën e fundit i sheh opinioni i përgjithshëm ne Maqedoni por edhe miqtë dhe faktori ndërkombëtar, nuk i ndihmojnë as demokracisë parlamentare as reformave të duhura dhe proceseve integruese në BE dhe NATO. Si kryetar i Kuvendit kam për detyrë të sigurojë funksionim normal të Kuvendit”, tha Xhaferi.

Ndërkaq zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani duke qenë vetëkritik vlerësoi se janë bërë gabime nga pushtetit i kaluar, por meqë kemi përkrahjen e faktorit ndërkombëtar dhe të fqinjëve, siç shprehet ai, ekziston ende kohë për përmirësim të tyre dhe hapërimin dhe marrjen e një date për anëtarësim në BE.

Qëllimi i deklaratës, ashtu siç shkruhet në arsyetimin e Komisionit, është që të “konstatohet bashkimi konsensual dhe mbipartiak rreth përpjekjeve të përbashkëta për realizimin e ndarjes strategjike të shteti për anëtarësim në BE dhe NATO, për të cilën ekziston pajtueshmëri nga të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë që nga pavarësia e shtetit”.

“Plani 3-6-9 është udhëzues bazë për përforcimin e qëndrueshmërisë së reformave të nevojshme në përfshirjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Është i nevojshëm zbatim urgjent të të gjitha aktiviteteve të parashikuara në planin 3-6-9 si kusht për marrjen e rekomandimit të pakusht dhe caktimin e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Komisioni thekson nevojën për qasje përfshirëse dhe transparente në zbatimin e aktiviteteve dhe sfidave të parashikuara në planin 3-6-9, përmes kyçjes së opozitës dhe shoqërisë civile. Komisioni kërkon nga Qeveria në mënyre të rrëgullt dhe gjithëpërfshirësë të raportojë dhe përfshijë Kuvendin në të gjitha aspektet e planit 3-6-9”, thuhet në arsyetim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat