Xhaferi: Jemi para një përgjegjësie historike, integrimi në NATO dhe BE

Maqedonia

Xhaferi: Jemi para një përgjegjësie historike, integrimi në NATO dhe BE

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 16:53
Talat Xhaferi

Porositë që vijnë nga NATO tregojnë se nevojitet politikë e re. Jemi para përgjegjësisë historike për realizimin e përcaktimit tonë, integrimit në BE dhe NATO, porositi kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi në seancën e sotme parlamentare për çështje evropiane.

“Integrimi Euro-Atlantik është qëllimi i Maqedonisë ku kemi konsensus të plotë nga të gjitha palët dhe mbështetja e qytetarëve është e lartë, dhe kjo na bën më të përgjegjshëm. Neve që udhëheqin shtetin. Të gjitha mesazhet që vijnë nga NATO tregojnë se nevojitet një politikë e re. Ne jemi para një përgjegjësie historike për realizimin e misionit tonë, dhe kjo është integrimi në NATO dhe BE “, tha Xhaferi.

Sipas tij Maqedonia kaloi dy vite në krizë për shkak se, siç tha ai, mos aplikimi i praktikave të BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat