Qeveria e Zaevit vazhdon projektet e Gruevskit

Maqedonia

Qeveria e Zaevit vazhdon projektet e Gruevskit

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 09:40
Ilustrim

Punëtorët akoma janë në terren dhe po punojnë për ndërtimin e “Rrotës Panoramike”, një rrotë gjigante me ulëse me një diametër prej 57 metrave dhe lartësi prej 73 metrave në afërsi të lumit Vardar.

Peticioni i qytetarëve si dhe vendimi i Komunës Qendër nuk arritën ti ndërprejnë punimet e këtij projekti kontraverz, i cili kushton 18, 3 milionë euro.

Projektin nuk po arrin ta ndalë as qeveria e re e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev, i cili njihet si kundërshtar i madh i Projektit Shkupi2014, projekt që vjel buxhetin, e nuk gjeneron asnjë vend pune.

Zaevi me partnerët e tij akoma nuk ka treguar interes për këtë cështje.

A duhet të ndërtohet Rrota Panoramike? Kjo është pyetje, por që nuk ka një përgjigje nga institucionet kompetente.

Analistët nga fusha e urbanizmit theksojnë se ndërprerja e këtij punimi mund të bëhet përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, e cila është komptente për dhënien e miratimit për ndërtim.

Ky projekt do të kushtojë 18, 3 milionë euro. Objekti me stil baroku do të ketë 30 kabina ku mund të qëndrojnë vizitorët, ndërsa si objekte ndihmëse apo pranë kësaj rrote do të jetë një kafeteri, një dyqan suveniresh dhe restorant.

Projekti do të realizohet nga kompania austriake “Hotelconcept GmbH”, sipas idesë së “Massabni architects GmbH” nga Austria.

Financimi i projektit bëhet nga ndërmarrja e Transportit Publik në Shkup, e njohur si JSP, por si financues kryesor të projektit do të jenë edhe institucionet publike të cilët nga buxheti i shtetit do të derdhin paratë në formë donacioni për realizimin e projektit. Sipas Fokus, Agjencia për Komunikime Elektronike gjatë vitit të kaluar dhuroi 1 milion euro në konton e NTP-s në Shkup për realizimin e këtij projekti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat