Janë publikuar ndalesat për të ecur nëpër malet e Maqedonisë

Maqedonia

Janë publikuar ndalesat për të ecur nëpër malet e Maqedonisë

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 11:11
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Ujërave dhe Pylltarisë në Maqedoni ka publikuar vendim që qytetarët të mos ecin nëpër malet e vendit, pasi përshkak të temperaturave të larta do të vijë deri në zjarre eventuale apo edhe dëme tjera më të mëdha.

Ky vendim sot është miratuar edhe nga Ndërmarrja Publike ”Pyjet e Maqedonisë” që janë pronarë të pyjeve publike në vend. Kjo ndalesë vlen deri më 15 gusht, pra një muaj. Më 16 korrik po të njejtat institucione do të kontrollojnë gjendjen dhe do të sjellin vendim për të ndaluar apo për të vazhduar këtë masë parandaluese.

Gjithashtu, si masë parandaluese do të jetë edhe ekipi i zjarrfikësve që do të ecin nëpër vendet malore për të parandaluar zjarre.

Turet turistike nëpër male nuk do të ndalohen por të njejtat do të duhet të kenë me vete të paktën një nga personeli i NP ”Pyjet e Maqedonisë”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat