Edhe në Shtip fillon parkingu zonal

Maqedonia

Edhe në Shtip fillon parkingu zonal

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 12:59
Ilustrim

Në Shtip ka filluar pagesa e parkingut përmes mesazheve të mobil-telefonit të vozitësve.

Drejtori i NP ‘Stipion’-Shtip, Igne Ivanov, në konferencën e sotme, ka informuar se pagesa e hapësirave të parkingut përmes mesazheve fillon prej ditës së hënë.

‘Nuk është asgjtë e ndryshme nga qytetet tjera ku ka përvojë të këtillë. Të gjithë informacionet të cilët ata duhet t’i kenë dhe eventualisht në rast të ndonjë gabimi gjatë dërgimit të letrës, do të marrin informacion, ku dhe në çfarë mënyre do të mund të përmirësojnë atë. Domethënë të gjithë informacionet e nevoshme do t’i marrin nga mesazhet e telefonit’, tha Ivanov.

U theksu se çmimi i pagesës mbetet e njëjta, gjegjësisht për një orë është 20 denarë, kurse çdo orë shtesë është 15 denarë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat