Piktorja shqiptare: Frika për të dal dhe të bëjmë jetë nate në Tetovë!

Maqedonia

Piktorja shqiptare: Frika për të dal dhe të bëjmë jetë nate në Tetovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2017 Në ora: 15:14
Arbenita Meta

Piktorja shqiptare, Arbenita Meta, shpreh shqetësimin për disa incidente që ndodhën ditëve të fundit në qytetin e saj. Në radhë të parë është e trishtuar me përdhunimin e një 31-vjeçares, pastaj ka ndodhur edhe një plagosje pas një kohe.     

“Ende pa kaluar një javë nga ngjarja e përdhunimit të 31 vjeçares në Tetovë, ndodhë ngjarja tjetër plagosje dhe lëndime në lokalin që frekuentohet nga të rinjtë e qytetit me motive banale dhe të ulët në aspektin shoqëror.

A kemi RINI të frustruar dhe të mllefosur?

Sigurisht që po, pasi kemi ngjarje të tilla dhe po ndodhin shpesh!

Problemi që përse RINIA është e frustruar dhe e mllefesur, ngërthen në vete disa faktor:

- Ekonomik

- Politik

- Social

Faktori ekonomik luan rol të rëndësishëm për ekzistencën materiale

*Faktori politik luan rol të veçantë në krijimin e vendeve të punës dhe institucioneve sportive - rekreative, kulturore e hapësirave të artit.

*Faktori Social është tepër konservativë në këtë qytet dhe paragjykues dhe gjykues, faktor i cili ndikon në anën psikologjike dhe atë emocionale.

Sikur Rinia të ketë hapësirë ku ta përmbush orarin ditorë që përveç angazhimeve primare, të kenë dhe aktivitete të ndryshme dhe të ketë qyteti të angazhuar organet e rendit që në pjesën ku RINIA bënë jetë nate të ketë SIGURI.

Andaj, të gjithë duhet të ngrisim zërin që raste të tilla të mos përsëriten dhe se t’ia kthejmë qytetit imazhin e qytetit të qytetarëve të civilizuar, dhe të Ju krijojmë siguri dhe stabilitet studentëve që vijnë të studiojnë në Universitetet e qytetit nga shtetet fqinje”, shkruan Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat