Identifikohen të maskuarit e dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Identifikohen të maskuarit e dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 16:25
Protesta ne Kuvend

Burime policore për Tv Telma thonë se pjesa më e madhe e personave të maskuar në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë janë identifikuar.

Identiteti i tyre është vërtetuar plotësisht nga një ekip prej tetë inspektorëve. Gjatë hetimeve, tashmë është bërë e ditur se ku ishte shefi i shtabit operativ, Mitko Çavkov, që në atë koohë ishte edhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike (BSP).

Ai u akuzua nga, në atë kohë ministër, Agim Nuhiu, që nuk është paraqitur dhe se nuk ka dhënë urdhër që policia të veprojë. Megjithse Çavkov nuk ka bërë të ditur saktë se ku ka qenë, bëhet e ditur se ai ka qenë afër Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat