OBRM-PDUKM: Gjatë qeverisjes sonë kishte para për monitorë të shtrenjtë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Gjatë qeverisjes sonë kishte para për monitorë të shtrenjtë

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 19:48
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar pas lajmeve për blerjen e LED monitorëve të cilët kanë kushtuar deri një milionë euro.

Sipas kësaj partie, monitorët janë blerë në mënyrë transparente dhe në mënyrë ligjore. OBRM-ja kërkon që nëse ka dyshime për diçka të jashtëligjshme, atëherë le të ngriten procedura hetimore.

Njiherit, OBRM-ja lavdëron qeverisjen e saj duke thënë se në atë periudhë, buxheti kishte para për monitorë LED, për gritje të pensioneve, hapje të vendeve të punës, investime në arsim, si edhe në sektorë tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat