Trajanovski fajëson banorët e Vizbegut për mungesën e ujit në këtë lagje

Maqedonia

Trajanovski fajëson banorët e Vizbegut për mungesën e ujit në këtë lagje

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 22:28
Trajanovski

Vizbegu prej kohësh përballet me mungen e ujit të pijshëm, ndërsa banorët vazhdimisht ankohen për faktin se nga Qyteti i Shkupit u thonë që mospagesa e faturave është shkak që ata janë pa ujë, ndërkaq banorët thonë se është shumë i pakuptueshëm fakti se ata duhet të paguajnë për një shërbim të cilin nuk e marrin.

Problemi i ujit në Vizbeg ka 10 vite që është problem kyç dhe banorët kërkojnë vazhdimisht nga institucionet që të marrin masa për zgjidhjen e tij, ata madje protestuan dy herë, duke ju dhënë kohë institucioneve që ta marrin seriozisht brengën e tyre.

Por, pavarsisht gjithë kërkesave të banorëve, e vetmja gjë që është ndërmarr deri tani, është inspektorati i cili vizitoi Vizbegun për të konstatuar mungesën e ujit. Kështu, ndaj gjithë këtyre akuzave të banorëve drejt qytetit të Shkupit, kryetari Koce Trajanovski thotë se vetë banorët janë fajtorë për mos pasjen e ujit, pasi ata e përdorin atë në mënyrë të pakontrolluar dhe pikërisht për këtë shkak ka dalë inspektorati në teren për të sanksionuar banorët që përdorin sasi të madhe të ujit pa nevoj, duke e parë këtë si zgjidhje për rregullimin e problemit. Trajanovski u bënë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në përdorimin e ujit, të mos e përdorin atë pa nevoj, por në mënyrë racionale, që të jetë i mjaftueshëm për të gjithë qytetarët, pasi nëse vazhdojnë kështu mund t’i ndjejnë pasojat, duke u përballur me munges të ujit.

”Ato qytetar të cilët nuk paguajnë dhe harxhojnë shumë ujë pa nevoj, nëpër kopshte dhe shtëpitë e tyre, inspektorati dhe kontrolla e Ndërmarrjes Publike të dalë në teren dhe t’i sanksinoj. Kemi biseduar me drejtorin e Ndërmarrjes Publike, ai këtë punë e ka kryer dhe mendoj që nga neser do të filloj sanksionimi, për t’i ndaluar ata të cilët përdorin ujë pa nevoj…Për këtë dhe apeli im është që të përdoret në mënyrë racionale uji, nga të gjithë qytetarët e Qytetit të Shkupit, pasi nëse un harxhoj shumë ujë, fqiu im nuk do ketë, ndërsa edhe ai duhet të ketë ujë, megjithatë nuk është fajtor fqiu që harxhon shumë ujë, por duhet që Ndërmarrja Publike të dalë në teren dhe ata që nuk i zbatojnë këto rregulla, të njejtit të sanksionohen”, deklaroi Trajanovski.

Ndryshe, banorët e Vizbegut kanë porositur se në rast se kërkesa e tyre vazhdon të shkoj në vesh të shurdhër dhe problemi i tyre do të vazhdoj të nngelet i pa zgjidhur, ata protestat do t’i masivizojnë, duke bllokuar edhe disa rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat