Promovim i thirrjes publike për projektin "Ekspertë të huaj për kompanitë vendore"

Maqedonia

Promovim i thirrjes publike për projektin "Ekspertë të huaj për kompanitë vendore"

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 12:56
Qeveria e Maqedonise

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot do të promovohet thirrja e tretë publike për projektin "Ekspertë të huaj për kompani vendore" në të cilin do të kenë fjalim zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev dhe ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, Sibil Suter Tejada.

Pas prezantimit të rezultateve të realizuara deri tani nga ky projekt, do të pasojë fjalim i përfaqësuesve të odave ekonomike, ndërsa pastaj fjalim do të kenë edhe përfaqësues të kompanive vendore të cilët tashmë e kanë shfrytëzuar ndihmën e ekspertëve të huaj.

Në fund të ngjarjes do të pasojë fjalim i ministrave Zoran Shapuriq, Zorica Apostollova, Ramiz Merko dhe Adnan Qahil të cilët do të hapin debat me përfaqësuesit e pranishëm të odave ekonomike dhe kompanive vendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat