”Pas motit të keq në Halkidiki, vetëm një familje nga Maqedonia është paraqitur te Konsullata në Selanik”

Maqedonia

”Pas motit të keq në Halkidiki, vetëm një familje nga Maqedonia është paraqitur te Konsullata në Selanik”

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 19:19
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë

Deri tani vetëm një familje nga Maqedonia, e cila ka qenë për pushime në Toroni, në cepin e dytë Sitonia në Halkidiki është paraqitur deri te Konsullata në Selanik pas motit të keq të përcjellur me të reshura të shiut.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë informoi se anëtarët e kësaj familjes nuk gjenden në rrezik.

Nga MPJ-ja poashtu kumtuan se nuk ka shtetas të Maqedonisë edhe mes turistëve të evakuar nga ana e shërbimeve greke në Toroni, Porto, Kufo dhe Tristika në cepin e dytë Sitonia, ku ndodhën përmbysjet e automjeteve të parkuara pas të reshurave intensive të shiut, njofton AIM.

Në Konsullatën e Maqedonisë në Selanik funksionion numri celular-kujdestar 00306987200410, në të cilin në rast të nevojës mund të drejtohen të gjithë shtetasin e Maqedonisë, informojnë nga MPJ-ja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat