Çavkovi i nervozuar pyet: Kush u ka dhënë informacion të besueshëm mediave

Maqedonia

Çavkovi i nervozuar pyet: Kush u ka dhënë informacion të besueshëm mediave

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 23:02
Mitko Çavkov

Ish drejtori i Drejtorisë për siguri publike Mitko Çavkov ,në televizionin Nova menjëherë pas reagimeve dhe informacioneve të dala në opinion se ai përmes stacioneve bazë ka qenë i locuar disa qindra metra larg kuvendit në natën e 27 prillit ka thënë se aty ka qëndruar për punë private.

Çavkov është nervozuar se dikush mediave u ka dhënë informata për lëvizjen e tij me ndihmën e telefonit të tij, duke shtuar se dyshon që dikush nga prokuroria publike e ka bërë një gë të tillë transmeton Aktuale.

Ai ka thënë se ata janë informacione sekrete dhe ai që i ka dhënë do të japë llogari.

Çavkov e ka hedhur poshtë informatën sipas të cilës ai ka qenë një ndër koordinatorët për sulmet në kuvend.

Sipas tij në adresë të tij vijnë akuza se ai do të jetë i pari që do të arrestohet nga pushteti i ri, por nmjë gjë e tillë nuk e frikëson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat