LSDM: Kemi ulur borxhin për 55 milion euro, VMRO këtë e shfrytëzonte për kriminalitet

Maqedonia

LSDM: Kemi ulur borxhin për 55 milion euro, VMRO këtë e shfrytëzonte për kriminalitet

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 14:53
LSDM

LSDM ka reaguar ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së për rebalansin e buxhetit. VMRO më herët kishte akuzuar LSDM-në se ky rishikim i buxhetit nënkuptonte futjen e shtetit në 150 milion euro borxhe.

"Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka bërë uljen e borxhit për 55 milion euro, ndërsa VMRO-DPMNE këtë borxh e shfrytëzonte për tu pasuruar në mënyrë kriminale", thonë nga LSDM-ja.

"VMRO-DPMNE në 11 vite qeverisje në mënyrë të fshehtë dhe jo-transparente i ka futur qytetarët e vendit në borxh, ndërsa shumat e mëdha të parave nga këto borxhe i ka shfrytëzuar për pasurim kriminal të individëve të caktuar.
Për dallim nga qeverisja e papërgjegjëshme e VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit, Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM, përmes rebalansit të buxhetit ka shkurtuar harxhimet jo-produktive dhe paratë do ti kthejë tek qytetarët", thuhet në komunikatë.

Nga LSDM kanë shpjeguar edhe arsyet se pse ky rishikim i buxhetit parasheh rritjen e borxhit të brendshëm. "Përmes punës së përgjegjëshme dhe të saktë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, ende pa bërë 2 muaj të plotë në pushtet, ka arritur që për rreth 55 milion euro të ulë boxhin që VMRO-DPMNE u'a vendoste qytetarëve. Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM punon në interes të qytetarëve, ndërsa mjetet e parashikuara nga huamarrja në tregun vendor janë për qëllim që të sigurohet realizim i plotë i Buxhetit me kushte të volitshme".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat