Milloshoski: Nuk duhet të shpejtohet me nënshkrimin e marrëveshjes me Bullgarinë

Maqedonia

Milloshoski: Nuk duhet të shpejtohet me nënshkrimin e marrëveshjes me Bullgarinë

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 21:33
Deputeti i OBRM-PDUKM, Antonio Milloshoski

Deputeti i OBRM-PDUKM, Antonio Milloshoski, sot pas seancës përmbyllëse të Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, tha se qeveria nuk duhet të nxitojë për të nënshkruar marrëveshjen me Bullgarinë, sepse më e rëndësishme është cilësia e marrëveshjes.

OBRM-PDUKM kërkojnë që në marrëveshje të përmendet populli maqedonas, të konfirmohet gjuha maqedonase, të kenë detyrime simetrike për Maqedoninë dhe Bullgarinë dhe të ketë dallim të qartë midis pjesës së seksionit të përbashkët edhe në pjesën e historive të veçanta.

“Nëse këto rekomandime përfshihen në pjesën e tekstit dhe në këtë mënyrë do të përmirësohet si përmbajtje, dhe kështu do të jetë e favorshme për Maqedoninë, ne si deputetë nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” do të japim mbështetje”, ka thënë Milloshoski.

Nga ana tjetër, sot, kryeministri Zoran Zaev tha se në marrëveshje nuk ka dyshim se punohet për dy vende, dy popuj dhe dy gjuhë. Teksti i projekt-marrëveshjes nuk është bërë publike.

Marrëveshja duhet të nënshkruhet në Ilinden. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat