Në Liqenin e Dibrës krijohet grup i shpëtimtarëve

Maqedonia

Në Liqenin e Dibrës krijohet grup i shpëtimtarëve

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 23:04
Liqeni Dibër

Në brigjet e Liqenit të Dibrës, në pjesën afër plazhit të qytetit, ku ka edhe vizitueshmëri më të madhe, nisën të funksionojnë ekipe shpëtimtarësh në ujë të cilët këtë verë do të kujdesen për sigurinë e notuesve.

Sipas sekretarit të Organizatës komunale të Kryqit të Kuq të Dibrës, Isni Telqiu, pas trajnimit të kryer me sukses dhe dhënies së provimit, me certifikatë për shpëtimtarë në ujë janë pajisur gjashtë dibranë të rinj.

“Këto të rinjtë janë të ndarë në dy grupe ose ekipe, të cilat janë të vendosur në dy lokacione të dy plazheve të qytetit, ku frekuentimi është masovik. Këtë mundësi nuk do të mund ta fitonim nëse nuk do të merrnim mbështetje nga kompania “Dibra” të emigrantëve Dibrës, në SHBA . Ata kanë dhënë fonde për qëndrimin e shpëtimtarëve gjatë sezonit të verës’, tha Telqiu.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë në fjalë, mbështetja është dhënë në mënyrë që të rritet siguria e bashkëqytetarëve të tyre, që këtë verë do të freskohen dhe do të kënaqen në Liqenin e Dibrës. Për këtë qëllim, janë siguruar mbi gjashtë mijë dollarë.

Në brigjet e Liqenit të Dibrës, thekson Telqiu, në periudhën e verës, brenda ditës ka qindra notues, ndëlrkaq gjatë fundjavave edhe rreth dymijë dhe funksionimi i ekipeve shpëtimtare është i domosdoshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat