Komuna e Kavadarit dë t’i ndihmojë familjet e prekura nga të reshurat e shiut

Maqedonia

Komuna e Kavadarit dë t’i ndihmojë familjet e prekura nga të reshurat e shiut

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 11:21
Komuna e Kavadarit

Komuna e Kavadarit do t’i ndihmojë familjet e prekura nga të reshurat e shiut të muajve qershor dhe korrik. Kështu vendosi Këshilli komunal në seancën e fundit që u mbajt gjatë ditës së djeshme.

Me këtë vendim, autoruzohet Komisioni i formuar me vendim të kryetarit të Kavadarit, në bashkëveprim me Komisionin për finacna dhe buxhet pranë vetëqeverisjes lokale, për të bërë rialokimin e mjeteve financiare të buxhetit lokal për vitin 2017.

Ndihma do të përbëhet nga shpërndarja e mjeteve financiare në vlerë prej 30% të vlerësimit të dëmit, në pajtim me procesverbalet nga ekspertiza në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat