Reformatorët në OBRM-PDUKM për incidentin: Akt i fundit nga një krijesë që mendon se ka fuqi

Maqedonia

Reformatorët në OBRM-PDUKM për incidentin: Akt i fundit nga një krijesë që mendon se ka fuqi

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 09:05
Reformatorët në OBRM-PDUKM

Pas sulmit ndaj gruas së një nga nismëtarët për reforma në OBRM-PDUKM, Petar Bogojeski, janë prononcuar edhe nga ky grup për javoren ‘Fokus’ duke thënë se ky është tentimi i fundit i një krijese që mendon se ka ende fuqi destruktive

”Ky është vetëm një tentim i një krijese që ende mendon se ka pushtet të mbajë njerzit me dhunë në OBRM-PDUKM. Ne e dimë që viktimizimi është i madh por vullneti jonë është më i madh. Sulmet e tilla nuk do të na zbrapsin. Kjo na tregon se jemi në rrugë të vërtetë.” tha Aleksandar Mihajloski, pjesë nga iniciativa për reforma në partinë e Gruevskit.

Ai ju tha mbështetësve se veprojnë në stilin ”Një për të gjithë, gjithë për një.” 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat