Zaharieva: Marrëveshja ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë hap një faqe të re

Maqedonia

Zaharieva: Marrëveshja ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë hap një faqe të re

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 09:43
Ekaterina Zaharieva- Dimitrov

Në një intervistë për televizionin bullgar ministrja e punëve të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva deklaroi se teksti i marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Maqedoninë është i finalizuar dhe se nuk ka hapësirë për bisedime të reja dhe ndryshime në të.

Marrëveshjen e re shteti bullgar e konsideron si faqe të re në marrëdhëniet në mes dy vendeve dhe se pas nënshkrimit duhet të vijohet me punë intenzive për implementimin e saj.

Në deklaratë thuhet se marrëveshja e re bazohet në deklaratën e vitit 1999, ndërsa dallimi kryesor do të jetë në vendosjen e mekanizmit për kontrollim të implmentimit të saj dhe se kjo marrëveshje do të nënshkruhet në gjuhën maqedone dhe atë bullgare sipas kushtetutave të vendeve përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat