I akuzuari në lëndën ‘Titanik’: Nëse do të doja të ikja, do ta bëja

Maqedonia

I akuzuari në lëndën ‘Titanik’: Nëse do të doja të ikja, do ta bëja

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 11:10
Dalibor Aleshkoviq

Dalibor Aleshkoviq, i akuzuar në lëndën ‘Titanik’ të ngritur nga PSP, në seancën e sotme gjyqësore ka thënë se, nëse do të doja të ikja, do të ikja.

Ai është punonjës në Qeveri, ndërsa i dyshuar për krim në bashkëpunim. Ankesa e tij në vendimin e Gjykatës Penale, të cilit i është marrë pasaportë, sot ishte shqyrtuar në Gjykatën e Apelit.

Mbrojtja, vlerësoi se nuk ekziston rrezik nga ikja dhe se vendimi i Gjykatës Penale është gjithëpërfshirëse për të gjithë të akuzuarit në ‘Titanik’ dhe nuk është individuale.

Prokurori i PSP-së, Gavrill Bubevski tha se mbetet në atë se ankesa e të akuzuarit të refuzohet. Sipas tij, bëhet fjalë për masën më të lehtë të kujdesit.

‘Ikja nuk zgjidh asgjë’, tha ai, Alleshkoviq. Gjithashtu, ai tha se pasaportën e ka shfrytëzuar vetëm për pushime dhe nevoja zyrtare.

Përndryshe, ‘Titanik’ është lënda e parë e ngritur nga PSP. Bëhet fjalë për manipulime zgjedhore, ku i akuzuari kryesor është ish-kryemnistri, Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloshka, ish-ministre e MPB-së, ish-ministri Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat