Zvogëlohen të ardhurat nga gruri dhe elbi në Kumanovë

Maqedonia

Zvogëlohen të ardhurat nga gruri dhe elbi në Kumanovë

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 12:43
Ilustrim

Pas përfundimit të korrjes së më tepër se 90 për qind të sipërfaqeve të mbjellura të grurit dhe elbit në Kumanovë konstatohet se të ardhurat nga këto dy kultura bujqësore janë më të ulta nga vitet e kaluara për shkak të kushteve të papërshtatshme kohore.

Sipas informatave të Drejtorisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave te ndërmarrjet bujqësore të ardhurat lëvizin prej 2.000 deri më 2.500 kilogramë për hektar, ndërsa te ato individual prej 1.000 deri më 1.500 kilogramë.

Drejtoria poashtu informon se komisionet për vlerësim të dëmeve në dy aksione të veçanta, bazuar në kërkesat e lëshuara kanë dalë në teren dhe kanë kryer vlerësim, kanë përgatitur proçes verbalet dhe janë dorëzuar te Qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat