Gjorgjievski: Vendimet për paraburgim janë sjellë nën diktat të PSP-së

Maqedonia

Gjorgjievski: Vendimet për paraburgim janë sjellë nën diktat të PSP-së

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 12:58
Orce Gjorgjievski

Gjykata patjetër të punojë sipas ligjit dhe aspak ndryshe. E palejueshme është të veprojë nën shtypjen e partisë politike LSD dhe zyrës së tyre PSP, ka theksuar sot Orce Gjorgjievski nga OBRM-PDUKM para Gjykatës së Apelit.

”Ky vendim është skandaloz nga arsyja pas vendimit nuk janë marrë parasysh argumentet e mbrojtjes, por është marr sipas kërkesave dhe diktatit të PSP-së. Kjo gjueti, e cila tani në mënyrë të drejtpërdrejtë është aktivizuar edhe gjykata, është përfundimisht tendencioze dhe ka për qëllim të kryej sulm ndaj zyrtarëve dhe vetë partisë OBRM-PDUKM’, ka theksuar Gjorgjievski.

Kjo shtypje, tha ai është e orkestruar aq shumë, sa që në të janë kyçur edhe mediume të afërta të LSD-së, të cilët krijojnë histeri të re me kërkesa për burgim.

Përndryshe, Gjykata e Apelit, pardje caktoi paraburgim për Goran Grujovskin, Boshkovskin, Jakimovskin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat