Taçan: Ka gatishmëri për reforma, të gjendet zgjidhje për emrin

Maqedonia

Taçan: Ka gatishmëri për reforma, të gjendet zgjidhje për emrin

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 13:22
Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për diplomaci publike, Ilden Taçan dhe Nikolla Dimitrov

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për diplomaci publike, Ilden Taçan, i cili qëndron për vizitë në Maqedoni, sheh vendosmëri te Qeveria për zbatimin e një numri të madh reformash dhe thotë se ritmi intensiv i procesit politik do të siguroj? standarde të larta të cilat do ta sjellin shtetin afër anëtarësimit në NATO.

Për ftesën për anëtarësim, thekson, janë të rëndësishme edhe reformat, por edhe një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët për emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Vazhdojmë ta mbështesim shtetin tuaj në rrugën për anëtarësim në Aleancë. Si për të gjitha vendet aspiruese me rëndësi është të mbeten të fokusuara në agjendën reformuese dhe të sigurohet stabilitet politik. Të gjitha takimet e mia janë konfirmim i faktit se ka vullnet politik dhe më vjen mirë që e di këtë’, tha Taçen në konferencën e sotme të përbashkët me shefin e diplomacisë të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat