“Duhet të forcohen kapacitetet e Maqedonisë në zbulimin dhe parandalimin e akteve terroriste”

Maqedonia

“Duhet të forcohen kapacitetet e Maqedonisë në zbulimin dhe parandalimin e akteve terroriste”

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 17:27
Departamenti i Shtetit të SHBA-ve

Departamenti i Shtetit të SHBA-ve ka dërguar lëvdata dhe mirënjohje për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë në lidhje me aksiohet e mëhershme policore, Celula 2 dhe aksionet e bashkërenduara me Kosovën dhe Shqipërinë.

Në raportin e Departamentit të Shtetit është përmendur edhe procesi gjyqësor për Grupin e Kumanovës, pasi që është duke u përcjellur nga vetë SHBA-të.

Sipas Departamentit të Shtetit, duhet të forcohen kapacitetet e Maqedonisë në zbulimin dhe parandalimin e akteve të terrorizmit edhe pa mbështetje ndërkombëtare. Pra, policia ka nevojë për trajnime dhe kontrolle, planifikim taktik dhe realizim.

Gjithashtu, është përshëndetur bashkëpunimi rajonal i Maqedonisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat